Putini refuzon takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh luftën në vend të paqes

Putini refuzon takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh luftën në vend të paqes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas deklaratës së udhëheqësit rus, Vladimir Putin, se nuk sheh arsye për një takim me të. Ai tha në Telegram se përgjigjja e tij nënkuptonte që Rusia po “zgjidhte luftën përsëri” dhe tha se përgjigjja e Putinit ishte “e dobët”. “Ai thjesht nuk dëshiron t’i japë fund luftës”, shtoi Zelenskyy, duke thënë se Putini “nuk dëshiron të ndryshojë asgjë dhe nuk dëshiron të pranojë se lufta e tij i pëlqen vetëm atij dhe atyre që tërheqin para prej tij”, deklaroi Zelensky. Presidenti shtoi më pas se të gjithë ata që mbështesin Putinin po “buzëqeshnin sot” në Shën Petersburg, gjë që ai tha se “do të thotë se duhet të ketë më pak para në Rusi dhe më shumë presion”....