Putin: Ushtarët rusë përballen me ‘forcë agresive’ të armatosur, të mbështetur nga NATO

Putin: Ushtarët rusë përballen me ‘forcë agresive’ të armatosur, të mbështetur nga NATO

Ushtarët rusë po përballen me “një forcë agresive” të armatosur dhe të mbështetur nga e gjithë NATO, deklaroi sot presidenti Vladimir Putin, transmeton Anadolu. Duke mbajtur një fjalim në paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq, me rastin e përvjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, Putin tha se “brezi i fitimtarëve frymëzon ushtarët që sot kryejnë detyrat e operacioneve speciale ushtarake”. Ai shtoi se shkencëtarët dhe inxhinierët rusë po zhvillojnë armë të avancuara dhe po zgjerojnë prodhimin masiv, “duke u bazuar në përvojën moderne të luftimit”. Duke folur për Luftën e Dytë Botërore, Putin theksoi se populli sovjetik dha një kontribut vendimtar në mposhtjen e nazizmit dhe shpëtoi vendin e tij dhe mbarë botën. Në paradë morën pjesë...