Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj letrës së hapur me të cilën kërkoi zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy liderëve. Në një video-mesazh të publikuar në platformën X, Zelensky akuzoi Rusinë se po zgjedh sërish rrugën e luftës në vend të dialogut “Fatkeqësisht, pala ruse zgjodhi sërish luftën. Të gjithë e dëgjuan përgjigjen sot. Ishte një përgjigje e dobët”, u shpreh presidenti ukrainas. Zelensky tha se Putin nuk po tregon vullnet për t’i dhënë fund konfliktit dhe shtoi se reagimi i Kremlinit ka zhgënjyer shumë njerëz në mbarë botën. Komentet e tij erdhën pasi presidenti rus deklaroi gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut se aktualisht nuk sheh arsye për...