Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës mund të arrihet në një kohë të shkurtër, nëse të dyja palët tregojnë gatishmëri për kompromis. Gjatë një takimi me përfaqësues të mediave ndërkombëtare, Putin tha se Moska është e gatshme të negociojë dhe të bëjë lëshime, por sipas tij edhe Ukraina duhet të ndjekë të njëjtën rrugë. “Jemi të gatshëm të arrijmë një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Rusia është e gatshme për kompromis dhe edhe Ukraina duhet të bëjë të njëjtën gjë. Nëse kjo ndodh, konflikti mund të përfundojë shpejt”, deklaroi presidenti rus. Putin pretendoi se forcat ruse vijojnë avancimin në territorin ukrainas dhe se Moska ka forcuar kontrollin në disa rajone të pushtuara. Sipas tij, Rusia kontrollon plotësisht rajonin e...