Putin nis programin gjigant për “zgjatjen e jetës”, 26 miliardë dollarë për kërkime mbi plakjen dhe pavdekësinë
Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur në fokus të politikave shtetërore kërkimin për zgjatjen e jetëgjatësisë njerëzore, përmes një programi të gjerë me vlerë rreth 26 miliardë dollarë që përfshin bioteknologji të avancuar, terapitë gjenetike dhe kërkimet mbi zëvendësimin e organeve. Sipas raportimeve ndërkombëtare, projekti synon të ngadalësojë procesin e plakjes dhe të rrisë ndjeshëm jetëgjatësinë e qytetarëve rusë, duke u bazuar në teknologji si bioprintimi i indeve dhe zhvillimi i organeve për transplant në kafshë të modifikuara gjenetikisht. Autoritetet ruse pretendojnë se janë bërë hapa përpara në krijimin e indeve njerëzore dhe në kërkime për terapi që synojnë ngadalësimin e plakjes qelizore, megjithëse një pjesë e këtyre rezultateve nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavarur. Ndërkohë, ekspertë të huaj shprehen skeptikë për shkallën...
Burimi:
javanews.al