Putin mund të shpallë armëpushim më 9 maj, Zelensky kërkon sqarime: Nëse është fjala për diçka të përkohshme…

Putin mund të shpallë armëpushim më 9 maj, Zelensky kërkon sqarime: Nëse është fjala për diçka të përkohshme…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka udhëzuar zyrtarët ukrainas të sqarojnë detajet e një propozimi të presidentit rus Vladimir Putin, për të shpallur një armëpushim më 9 maj, Ditën e Fitores në Rusi. Në përgjigje të këtyre raporteve, Zelensky duket se ka sugjeruar edhe ai uljen e përkohshme te armëve. “I kam kërkuar  përfaqësuesve tanë të kontaktojnë ekipin e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe të sqarojnë detajet e propozimit të Rusisë për një armëpushim afatshkurtër,” deklaroi kreu i shtetit ukrainas. Kievi sipas tij, kërkon paqe dhe po ndërmerr hapat e nevojshëm diplomatikë për ta çuar këtë konflikt drejt fundit. “Ne do të sqarojmë se për çfarë bëhet fjalë saktësisht, nëse është fjala për diçka të përkohshme lidhur me paradën apo për një gjëmë të madhe...