Putin mbledh Këshillin e Sigurimit me dyer të mbyllura! Diskutohen “zarfet e kuq” tepër sekret

Putin mbledh Këshillin e Sigurimit me dyer të mbyllura! Diskutohen “zarfet e kuq” tepër sekret

Presidenti rus Vladimir Putin ka thirrur të mërkurën anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit në një takim me dyer të mbyllura, duke vënë në qendër të diskutimeve situatën rreth rajonit strategjik të Kaliningradit. Sipas burimeve të cituara, mbledhja është zhvilluar në një format të kufizuar, ku vëmendja kryesore është përqendruar te dokumente të klasifikuara, të njohura si “zarfe të kuq” tepër sekret, përmbajtja e të cilëve lidhet drejtpërdrejt me çështjet e mbrojtjes së enklavës ruse në Detin Baltik. Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë të sigurisë ruse, përfshirë drejtues të Shërbimit Federal të Sigurisë dhe përfaqësues të tjerë të aparatit të sigurisë shtetërore. Edhe pse axhenda zyrtare përfshinte edhe çështje sociale dhe zhvillimore, sinjalet nga mbledhja sugjerojnë se fokusi real ka qenë situata...