Pse u irritua Arabia Saudite pas ndalimit të misionit amerikan në Ngushticë
Ekziston një thënie që prej kohësh qarkullon nga një kryeqytet në tjetrin në vendet e Gjirit Persik: “Ata që i afrohen Amerikës duke shpresuar të ngrohen, përfundojnë të zhveshur.” Kuptimi i kësaj shprehjeje, që i atribuohet ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak, është i qartë: nuk duhet të ketë shumë iluzione kush kërkon mbrojtje nga aleati amerikan. Dhe nuk është çudi që këto fjalë janë rikthyer në qendër të debatit tani, 15 vite pas largimit të tij nga politika. Që nga fillimi i marsit, vendet e Gjirit janë gjendur në vijën e parë të luftës mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër. Mbi 4 mijë sulme me raketa dhe dronë janë lëshuar nga Teherani drejt vendeve të rajonit, sipas Institutit Ndërkombëtar...
Burimi:
javanews.al