Pse kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore?

Pse kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore?

Mungesa e karburantit për avionë po shkakton një krizë të thellë në transportin ajror global, duke sjellë anulime të shumta fluturimesh, rritje të ndjeshme të çmimeve të biletave dhe presion të madh mbi linjat ajrore përpara sezonit të verës. Konflikti në Ngushticën e Hormuzit ka paralizuar transportin detar duke ndërprerë eksportet e naftës nga Gjiri Persik e ndikuar drejtpërdrejt në prodhimin e vajgurit dhe karburantit për avionë. “Rafineritë në Lindjen e Mesme, që furnizojnë mbi 10% të prodhimit botëror, po përballen me vështirësi të mëdha në dërgimin e ngarkesave jashtë rajonit.” Çmimet e karburantit për avionë kanë kaluar nivelin historik prej 200 dollarësh për fuçi, duke i dhënë një goditje të rëndë linjave ajrore. Shumë kompani kanë anuluar mijëra fluturime, si dhe kanë rritur çmimet...