Protestë e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja në pikën kufitare të Kapshticës

Protestë e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja në pikën kufitare të Kapshticës

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar për shkak të protestës së doganierëve grekë. Nga ora 05:00 deri në orën 09:00, pala greke ka ndërprerë përkohësisht punën, duke mos lejuar kalimin e automjeteve dhe qytetarëve. Megjithëse disa udhëtarë kanë kryer procedurat në pikën kufitare shqiptare dhe kanë dalë nga territori shqiptar, ata janë detyruar të presin hapjen e doganës greke për të vijuar udhëtimin e tyre drejt Greqisë. Protesta është organizuar nga sindikata e punonjësve të doganave greke, të cilët kërkojnë rritjen e numrit të punonjësve, përmirësimin e kushteve të punës dhe të pagesave, si dhe zbatimin e angazhimeve të marra nga qeveria greke për trajtimin e tyre në administratën publike. Sipas tyre, mungesa e stafit dhe ngarkesa...