Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus
Dy shtetas rusë, të njohur për ngjitjet e rrezikshme në ndërtesa të larta, u arrestuan në New York pasi realizuan një propozim martese spektakolar në majën e kullës ikonike Empire State Building. Angela Nikolau, 33 vjeçe, dhe Ivan Kuznetsov, 32 vjeç, të veshur me rroba të zeza, u ngjitën deri në majën e ndërtesës, ku shpalosën një banderolë me mesazhin: Kur fuqia e dashurisë mposht dashurinë për pushtetin, bota njeh paqen! Më pas ata u puthën!! Aventura e tyre zgjati pak, pasi policia i arrestoi menjëherë pas zbritjes. Sipas mediave amerikane, të enjten ata dolën para gjykatës dhe u përballën me një sërë akuzash, mes tyre rrezikim i jetës, hyrje e paligjshme, dëmtim prone, prishje e rendit publik dhe posedim mjetesh për hyrje me forcë....
Burimi:
javanews.al