Princi Harry dhe Meghan Markle i futen kinemasë, po përgatisin një film për luftën në Afganistan
Princi Harry dhe Meghan Markle po zhvillojnë një film artistik për luftën në Afganistan, si pjesë e marrëveshjes së tyre të re me Netflix. Çifti me prejardhje mbretërore janë të përfshirë në krijimin e një adaptimi filmik të librit “No Ëay Out: The Searing True Story of Men Under Siege”. Projekti u raportua për herë të parë nga Deadline. Historia sillet rreth Easy Company, një njësi ushtarësh britanikë të nxjerrë nga Regjimenti i Parashutistëve dhe Royal Irish, të cilëve iu dha një mision për të mbajtur qendrën e Musa Qala në Provincën Helmand. Ushtarët më pas e gjejnë veten shumë më pak në numër se talebanët, sipas një përshkrimi nga botuesi, Pan Macmillan. Deadline raportoi se Matt Charman, i njohur për punën e tij në...
Burimi:
top-channel.tv