Prapaskenat e vërshimit biblik në Ceuta/ Maroku tërhoqi policinë kufitare, gjykata dha një vendim nxitës

Prapaskenat e vërshimit biblik në Ceuta/ Maroku tërhoqi policinë kufitare, gjykata dha një vendim nxitës

Nga Luca-Marie Hoffman, BILD Dy ditë kaos! Rreth 60 mijë emigrantë të paligjshëm hynë në enklavën spanjolle Ceuta nga e enjtja. Ndërsa shumë prej tyre kaluan duke notuar pranë gardhit kufitar ose përmes detit drejt qytetit port, të tjerë kaluan pothuajse pa pengesa në pikën kufitare Tarajal. Në vendngjarje, disa prej tyre hodhën gurë ndaj policisë dhe plaçkitën dyqane. Ndërkohë janë shfaqur disa prova që tregojnë se situata mund të jetë krijuar qëllimisht nga qeveria marokene. Sipas burimeve të sigurisë spanjolle, pak para valës masive të hyrjeve, policia kufitare marokene ishte tërhequr nga zona kufitare me Ceutën. Vetëm në mbrëmje, autoritetet marokene ndërhynë me gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse për të ndaluar turmën. Në Madrid situata ka shkaktuar shqetësim të madh. Përfaqësues të qeverisë pranojnë se,...