Polonia ndryshon strategjinë e mbrojtjes, përgatit ligjin për ‘gatishmëri të plotë luftarake’

Polonia ndryshon strategjinë e mbrojtjes, përgatit ligjin për ‘gatishmëri të plotë luftarake’

Polonia po përgatit një status të ri ligjor, të quajtur “gjendja e gatishmërisë së plotë për luftë”, i cili do t’i mundësojë autoriteteve të reagojnë ndaj kërcënimeve të sigurisë edhe përpara shpalljes zyrtare të gjendjes së luftës. Lajmi u bë i ditur nga Maciej Samsonowicz, këshilltar i ministrit polak të Mbrojtjes, i cili tha se projektligji synon të mbushë boshllëkun ligjor mes kohës së paqes dhe fillimit të një konflikti të armatosur. “Po punojmë edhe për këtë. Nuk dua të hyj në detaje. Në projekt quhet ‘gjendja e gatishmërisë së plotë luftarake’”, tha Samsonowicz.  Sipas tij, kuadri aktual ligjor i Polonisë mund të mos jetë i mjaftueshëm në rast se lufta afrohet pranë kufijve të vendit, por ende nuk janë përmbushur kushtet për shpalljen zyrtare...