Polonia kërkon prani më të madhe të trupave amerikane ndërsa Uashingtoni rishikon dislokimin në Evropë

Polonia kërkon prani më të madhe të trupave amerikane ndërsa Uashingtoni rishikon dislokimin në Evropë

Polonia po lobon për të pritur më shumë trupa amerikane, ndërsa Washingtoni po rishqyrton praninë ushtarake në Evropë mes tensioneve të reja me Gjermaninë dhe shqetësimeve në rritje në krahun lindor të NATO-s lidhur me Rusinë dhe luftën në Ukrainë. Zv/ministri i Mbrojtjes, Pawel Zalewski, tha se Varshava ka propozuar disa lokacione të mundshme për zgjerimin e dislokimit amerikan dhe se po zhvillon diskutime aktive me zyrtarët amerikanë pas njoftimit të Pentagonit se rreth 5.000 trupa do të tërhiqen nga Gjermania. Duke folur para gazetarëve në Bruksel, Zalewski tha se çështja ishte ngritur gjatë bisedimeve të së hënës me Thomas DiNanno, nënsekretarin amerikan të shtetit për kontrollin e armëve dhe sigurinë ndërkombëtare. “Amerikanët e dinë se ne jemi gati. Ata e dinë se ekziston konsensus...