Pesë të vdekur në rajonin e Moskës, Ukraina vijon sulmet ndaj depove
Të paktën 5 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me dronë ukrainas ndaj një depoje pranë Moskës gjatë natës së së hënës, bëri të ditur guvernatori i rajonit. Zyrtari nuk specifikoi objektivin e saktë të sulmit, por Ukraina ka kryer javët e fundit sulme ndaj objekteve të operuara nga Wildberries, platforma më e madhe e tregtisë online në Rusi, e njohur shpesh si “Amazoni rus”. Kievi pretendon se këto depo përdoren për furnizimin e ushtrisë ruse, një akuzë që Moska e mohon. Zyrtarët lokalë njoftuan gjithashtu se gjatë natës u goditën depo të Wildberries në rajonet e Shën Petersburgut dhe Tverit. Ndërkohë, Rusia, nga ana tjetër, kreu sulme edhe në disa zona të Ukrainës, duke vrarë të paktën katër...
Burimi:
syri.net