Përshkallëzohet lufta, shpërthime në Teheran dhe sulme të reja amerikane ndaj objektivave ushtarake iraniane
Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan mbi Teheran gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa në disa zona të kryeqytetit iranian u dëgjuan shpërthime, në atë që konsiderohet një tjetër zhvillim i rëndësishëm në përshkallëzimin e konfliktit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Mediat shtetërore iraniane raportuan se mbrojtja ajrore u vu në veprim në disa pjesë të qytetit, ku jetojnë rreth 15 milionë banorë. Aktivizimi i saj vjen për herë të parë që nga përshkallëzimi i fundit i luftimeve. Pak më vonë, ushtria amerikane njoftoi se kishte përfunduar një valë të re sulmesh ajrore ndaj objektivave ushtarake në Iran, duke shënuar natën e 11-të radhazi të operacioneve. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), sulmet kishin në shënjestër qendra operacionesh ushtarake, kapacitete detare, hangarë avionësh,...
Burimi:
javanews.al