Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re operacionesh ushtarake në territorin iranian, në një përpjekje për të dobësuar infrastrukturën që cenon sigurinë e lundrimit në Lindjen e Mesme. Ky zhvillim paraprin një takim të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Ofensiva ushtarake dhe objektivat e SHBA-së Sipas të dhënave zyrtare, operacionet e forcave amerikane kanë nisur në orët e para të ditës së sotme, duke shënjestruar pika kyçe të mbrojtjes dhe logjistikës iraniane. Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) specifikoi natyrën e këtyre goditjeve përmes një komunikate zyrtare: “Në orën 6 të mëngjesit të sotëm, forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së filluan të nisin një valë sulmesh kundër Iranit. Sulmet janë të dizajnuara për të...
Burimi:
javanews.al