Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara
Një sulm me dronë pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara Arabe ka shkaktuar zjarr dhe ka rritur tensionet në rajon. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve, sistemet e mbrojtjes ajrore zbuluan tre dronë që hynë nga kufiri perëndimor. Dy prej tyre u rrëzuan me sukses, ndërsa droni i tretë goditi një gjenerator energjie pranë centralit bërthamor. Autoritetet thanë se nuk ka persona të lënduar dhe nuk është regjistruar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit. Ministria e Jashtme e Emirateve e cilësoi sulmin si “një përshkallëzim të rrezikshëm” dhe “akt të papranueshëm agresioni”, ndërsa hetimet për origjinën e sulmit janë në vazhdim. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i International Atomic Energy Agency, Rafael Grossi, shprehu “shqetësim të thellë” dhe deklaroi se çdo aktivitet ushtarak që...
Burimi:
javanews.al