Përplasja e fortë Romë–Tel Aviv: Italia akuzon Izraelin për trajtim çnjerëzor të aktivistëve

Përplasja e fortë Romë–Tel Aviv: Italia akuzon Izraelin për trajtim çnjerëzor të aktivistëve

Nga Alba Kepi  Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani kanë reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve ku shfaqet ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, mes aktivistëve të arrestuar të “Global Sumud Flotilla”, të cilët po lundronin drejt Gazës. Në një deklaratë të përbashkët, Meloni dhe Tajani i cilësuan pamjet “të papranueshme” dhe dënuan trajtimin ndaj protestuesve, mes të cilëve ndodhen edhe shumë shtetas italianë. “Pamjet e ministrit izraelit Ben Gvir janë të papranueshme. Është e palejueshme që këta protestues, mes tyre shumë qytetarë italianë, t’i nënshtrohen një trajtimi që cenon dinjitetin njerëzor”, thuhet në deklaratë. Qeveria italiane bëri të ditur se po ndërmerr menjëherë të gjitha hapat institucionalë në nivelet më të larta për të siguruar lirimin e menjëhershëm të...