Përfundon vizita zyrtare e Trump në Pekin, presidenti amerikan niset për në Uashington

Përfundon vizita zyrtare e Trump në Pekin, presidenti amerikan niset për në Uashington

Presidenti Donald Trump është larguar nga Pekini për në Shtetet e Bashkuara pas vizitës 3 ditore në Kinë, që synoi adresimin e një mori mosmarrëveshjesh që preknin marrëdhëniet midis dy ekonomive kryesore të botës. Air Force One u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit sot, pas një ceremonie nisjeje në pistë. Trump ngriti grushtin ndërsa hipte në aeroplan, ndërsa njerëz të veshur me blu valëvitnin flamuj amerikanë dhe kinezë dhe brohorisnin. Udhëtimi tre-ditor i Trump në Kinë përfshiu një banket shtetëror, vizita në vende historike, një festë çaji dhe një drekë pune. Top Channel