Përfundon afati 60-ditor për Presidentin Trump, pritet miratimi i Kongresit për vazhdimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit
Afati 60-ditor për Presidentin amerikan Donald Trump për të kërkuar miratimin e Kongresit për vazhdimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit skadon sot, mes tensioneve të vazhdueshme në rajon dhe paralajmërimeve të ashpra nga Teherani. Sipas Kushtetutës së SHBA-së, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë. Megjithatë, ligji i vitit 1973 për kompetencat e luftës i lejon presidentit të ndërmarrë operacione ushtarake të kufizuara në rast emergjence, por kërkon që brenda 60 ditësh të kërkohet miratim nga Kongresi, të ndërpriten operacionet ose të kërkohet një zgjatje 30-ditore për arsye sigurie. Konflikti me Iranin nisi më 28 shkurt dhe administrata amerikane njoftoi Kongresin dy ditë më vonë. Megjithatë, zyrtarët e administratës argumentojnë se afati 60-ditor është pezulluar pas hyrjes në fuqi të armëpushimit më 8 prill....
Burimi:
top-channel.tv