Përfshihet nga flakët treni në Nju Jork, plagosen 5 persona, 100 zjarrfikëse në vendngjarje

Përfshihet nga flakët treni në Nju Jork, plagosen 5 persona, 100 zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr ka shpërthyer në New York në një vagon treni pranë Stacionit Penn, duke lënë të plagosur pesë persona, sipas autoriteteve lokale. Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut bëri të ditur se rreth 100 zjarrfikës ndërhynë në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët. “Pesë persona u plagosën. Dy prej tyre u transportuan në spital”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Zjarrfikësve, pa u dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Zjarri shkaktoi gjithashtu vonesa në shërbimet hekurudhore të New Jersey Transit dhe Amtrak drejt Nju Jorkut, ndërsa shërbimi i Long Island Rail Road u pezullua përkohësisht. Top Channel