Pentagoni: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29 miliardë dollarë! Ekspertët thonë se do të kushtojë të paktën 1 trilion dollarë

Pentagoni: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29 miliardë dollarë! Ekspertët thonë se do të kushtojë të paktën 1 trilion dollarë

Pentagoni ka deklaruar se kostoja e konfliktit me Iranin ka arritur në 29 miliardë dollarë, një shumë më e lartë se vlerësimi prej 25 miliardë dollarësh që ishte paraqitur në Kongres vetëm dy javë më parë. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, shifra e re përfshin kostot e përditësuara për riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve ushtarake, si edhe shpenzimet operacionale të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme. Më herët, CNN raportoi se vlerësimi fillestar prej 25 miliardë dollarësh ishte nënvlerësuar, pasi nuk përfshinte dëmet dhe kostot e riparimit të bazave amerikane në rajon. Megjithatë, ekspertja e politikave publike në Shkollën Kennedy të Harvardit, Linda Bilmes, paralajmëron se kostoja reale për taksapaguesit amerikanë mund të arrijë të paktën në 1 trilion...