PE miraton rregullat e reja për kthimin e emigrantëve të paligjshëm
Parlamenti Europian ka miratuar përfundimisht rregullat e reja për kthimin e shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në Bashkimin Europian. Rregullorja u aprovua me 418 vota pro, 218 kundër dhe 30 abstenime, me mbështetjen e Partisë Popullore Europiane dhe forcave të djathta. Sipas rregullave të reja, një vendim për kthim nënkupton detyrimin për të lënë menjëherë, ose brenda një afati të caktuar, territorin e shtetit anëtar përkatës. Gjithashtu, emigrantët mund të mbahen në qendrat e ndalimit deri në 24 muaj. Një tjetër element i rëndësishëm i rregullores është mundësia për transferimin e emigrantëve, me përjashtim të të miturve të pashoqëruar, drejt “qendrave të kthimit” të vendosura në territorin e vendeve të treta. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cilësoi këtë vendim...
Burimi:
vizionplus.tv