‘Pasiguri, cenimi i privatësisë’, Nuri: Kush garanton që sistemi i ri i kamerave nuk do të përdoret për përgjime…

‘Pasiguri, cenimi i privatësisë’, Nuri: Kush garanton që sistemi i ri i kamerave nuk do të përdoret për përgjime…

Projekti i trumbetuar si një nismë për rritjen e sigurisë publike, ka ngritur dyshime të forta mbi privatësinë e qytetarëve dhe mundësinë e një vëzhgimi masiv. Me instalimin e kamerave inteligjente në 20 shkolla, 28 pika të kalimit kufitar dhe mbi 870 vendndodhje të tjera në mbarë vendin, monitorimi 24-orësh po kthehet në një shqetësim real për të drejtat themelore të njeriut. Sekretari për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Franc Nuri gjatë një intervistë më Bled Markun në Syri tv, tha se problematika kryesore lidhet me mungesën e theksuar të transparencës nga ana e institucioneve. Institucionet qendrore kanë refuzuar të bëjnë publike kontratën dhe specifikimet teknike të këtij projekti digjital, duke lënë në hije se cila kompani po e zbaton dhe sa është kostoja...