Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti në Iran

Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti në Iran

Pas gati tre muajsh ndërprerjeje totale, interneti ka nisur të rikthehet gradualisht në Iran. Lajmi u konfirmua nga zëvendëspresidenti i parë i vendit, Mohammad Reza Aref, i cili deklaroi se është bërë “hapi i parë drejt aksesit të lirë dhe të rregulluar në hapësirën kibernetike”. Sipas grupeve ndërkombëtare që monitorojnë internetin, Netblocks dhe Kentik, rikthimi i shërbimit ka qenë vetëm i pjesshëm, ndërsa shumë rrjete në vend vijojnë të mbeten jashtë funksionit. Qeveria iraniane bllokoi internetin më 28 shkurt, pas nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite. Autoritetet iraniane argumentuan se masa ishte marrë për të parandaluar spiunazhin, mbikëqyrjen dhe sulmet kibernetike. Kjo konsiderohet një nga ndërprerjet më të gjata kombëtare të internetit të regjistruara ndonjëherë. Banorë të Teheranit raportuan se kanë mundur të lidhen sërish me internetin nëpërmjet...