Pas sulmeve amerikane, Teherani mesazh Uashingtonit: Nuk do qëndrojmë duarkryq

Pas sulmeve amerikane, Teherani mesazh Uashingtonit: Nuk do qëndrojmë duarkryq

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë detyrimet që rrjedhin nga memorandumi i përkohshëm i mirëkuptimit mes dy vendeve, duke paralajmëruar se Teherani nuk do të vijojë zbatimin e marrëveshjes nëse Uashingtoni nuk përmbush angazhimet e tij. Baghaei deklaroi se Irani ka marrë pjesë në të gjitha negociatat “me seriozitet dhe kujdes”, duke theksuar se interesat e popullit iranian kanë qenë gjithmonë prioritet. Sipas tij, nëse SHBA nuk respekton angazhimet e marra dhe nuk ndërmerr hapa për t’i dhënë fund luftës, Irani do të pezullojë zbatimin e memorandumit. Baghaei deklaroi gjithashtu se kërkimi i drejtësisë për vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, mbetet një “parim themelor” për qeverinë iraniane. Ai tha se...