Papa lutet që njerëzimi të shpëtohet nga ‘e keqja e luftës’, ndërsa besimtarët katolikë shënuan Pentekostin

Papa lutet që njerëzimi të shpëtohet nga ‘e keqja e luftës’, ndërsa besimtarët katolikë shënuan Pentekostin

Papa Leo XIV festoi të dielën Ditën e Pentekostit me një thirrje për paqe, duke u lutur që njerëzimi të shpëtohej “nga e keqja e luftës”. "Le të lutemi që kjo të çlirojë njerëzimin nga mjerimi, i cili nuk shëlbohet nga pasuria e pallogaritshme, por nga një dhuratë e pashtershme", tha Papa gjatë meshës. Shërbesa, e cila shënon ditën e 50-të pas Pashkëve Katolike, u kremtua në Bazilikën e Shën Pjetrit në prani të më shumë se 5,000 besimtarëve. "Miq të dashur, me zemra të zjarrta, le të lutemi sot që Shpirti i të Ngjallurit të na shpëtojë nga e keqja e luftës, e cila nuk mposhtet nga një superfuqi, por nga Plotfuqia e dashurisë. Le të lutemi që Ai ta çlirojë njerëzimin nga mjerimi,...