“Pamë tmerr me sy”/ Flasin dëshmitarët e sulmit në darkën e Trump

“Pamë tmerr me sy”/ Flasin dëshmitarët e sulmit në darkën e Trump

Dëshmitarët i përshkruan si momente terrori sekondat e sulmit në darkën “gala”. Kongresmeni Jamie Raskin deklaroi se u hodh përtokë nga agjentët e sigurisë, ndërsa në sallë dëgjoheshin zhurma të forta dhe thirrje paniku. Edhe figura të tjera publike raportuan për skena frike, me pjesëmarrës që qëndronin të fshehur për disa minuta nën tavolina. Pas incidentit, eventi u anulua dhe salla u evakuua plotësisht, ndërsa jashtë hotelit patrullonin forca të shumta policie dhe helikopterë monitoronin zonën nga ajri. Ngjarja rikthen në vëmendje edhe historinë e rëndë të këtij hoteli: po në Washington Hilton, në vitin 1981, u qëllua presidenti Ronald Reagan në një atentat që tronditi vendin. Edicioni i këtij viti i darkës ishte konsideruar tashmë i tensionuar për shkak të pranisë së Trump dhe...