Palestinezët ‘i kthejnë nderin’ Lamine Yamalit – Murali i tij shfaqet në Gaza

Palestinezët ‘i kthejnë nderin’ Lamine Yamalit – Murali i tij shfaqet në Gaza

Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për imazhin që krijoi gjatë festës së titullit të Barcelonës në La Liga. Pamjet e talentit spanjoll duke valëvitur një flamur palestinez mbi autobusin e ekipit pas fitimit të titullit kampion i Spanjës, bën gjiron e botës dhe shkaktuan reagime të shumta në rrjete sociale. Tani, palestinezët duket se i kanë kthyer “nderin” yllit të ri të Barcelonës. Sipas pamjeve që po qarkullojnë, disa aktivistë palestinezë kanë realizuar një mural të Lamine Yamal në kampin e refugjatëve al-Shati, në perëndim të Qytetit Gaza. Në mural, Yamal paraqitet pikërisht në momentin kur valëvit flamurin e Palestinës, një imazh që tashmë është kthyer në simbolikë për shumë mbështetës palestinezë në...