PAKTI I RI USHTARAK NË MEKË, IRANI SFIDON RIADIN: SIGURIA NUK GARANTOHET ME NJË MARRËVESHJE NË LETËR
Marrëveshja e re e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit ka sjellë reagimin e parë kritik nga Irani, vetëm pak orë pas firmosjes së saj në Mekë. Ebrahim Rezaei, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme në Parlamentin iranian, deklaroi se pakti i ri nuk do të jetë i mjaftueshëm për t’i garantuar sigurinë Arabisë Saudite. Sipas tij, Riadi duhet të rishikojë politikat e tij të sigurisë dhe marrëdhëniet me fuqitë e tjera, në vend që të mbështetet te aleanca të jashtme. Rezaei argumentoi se as varësia shumëvjeçare nga Shtetet e Bashkuara nuk i ka dhënë Arabisë Saudite sigurinë që kërkon. Reagimi vjen pas nënshkrimit në Mekë të “Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes”, nga Princi i Kurorës saudite Mohammed bin Salman,...
Burimi:
ntv.al