Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes së paqes Iran-SHBA

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes së paqes Iran-SHBA

Pakistani ka njoftuar se është dakordësuar një tekst i marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe SHBA-së. “Mes përpjekjeve të intensifikuara të ndërmjetësimit që aktualisht po udhëhiqen nga Pakistani, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për fushatën e pamëshirshme të dezinformimit që po zhvillohet nga ata që kërkojnë të prishin marrëveshjen e paqes”, shkroi kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif në rrjetin social ‘X’. “Pavarësisht këtyre thashethemeve, ne mund të konfirmojmë se është arritur një marrëveshje mbi tekstin përfundimtar të marrëveshjes së paqes, të miratuar nga palët. Pakistani tani po punon në koordinim të ngushtë me të dyja palët për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Paqja nuk është dukur kurrë më afër sesa është sot”, shtoi ai.