Ortek tragjik në Pakistan, gjenden katër trupa nga grupi i alpinistëve të zhdukur

Ortek tragjik në Pakistan, gjenden katër trupa nga grupi i alpinistëve të zhdukur

Katër trupa janë nxjerrë nga mali “Broad Peak” në Pakistan, pasi një ortek përfshiu një grup prej 10 alpinistësh, mes të cilëve edhe alpinisti i njohur nepalez Nirmal Purja, i njohur si “Nims Dai”. Lajmi u konfirmua nga kreu i Klubit Alpin të Pakistanit, Irfan Arshad, i cili bëri të ditur se ekipet tokësore të.shpëtimit kanë gjetur deri tani katër viktima, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon me mbështetjen e helikopterëve. Grupi i alpinistëve rezulton i zhdukur që prej mëngjesit të së enjtes. Në të ndodheshin shtetas nga Nepali, Pakistani, Kina, SHBA-ja dhe Omani. Sipas Klubit Alpin të Pakistanit, të zhdukurit janë Nadhira Ahmed Abdullah Al Harthy (Oman), Sohail Sakhi (Pakistan), Wang Zhong (Kinë), Mallory Geis (SHBA), si dhe alpinistët nepalezë Nirmal Purja, Pur Bahadur Gurung...