Operacioni në portin e Tenerifes, evakuohen pasagjerët e anijes MV Hondius pas shpërthimit të Hantavirusit
Një operacion kompleks ndërkombëtar evakuimi ka nisur këtë të dielë në portin e Tenerifes, ku anija turistike MV Hondius u ankorua pas raportimeve për praninë e hantavirusit në bord. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), situata është nën kontroll dhe të gjithë personat e evakuuar deri më tani rezultojnë asimptomatikë. Anija, e cila mbërriti në Ishujt Kanarie në orët e para të mëngjesit, u bë vatra e një alarmi shëndetësor që mobilizoi autoritetet spanjolle dhe ushtrinë për të garantuar një riatdhesim të sigurt të 146 personave që ndodheshin në bord. Riatdhesimi i parë drejt Madridit Pas vlerësimeve mjekësore të kryera drejtpërdrejt në anije, pasagjerët spanjollë ishin të parët që zbarkuan. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se 14 shtetas...
Burimi:
javanews.al