“Operacionet do vijojnë deri në eliminimin e Hamasit”/ Izraeli godet Gazën me sulme ajrore

“Operacionet do vijojnë deri në eliminimin e Hamasit”/ Izraeli godet Gazën me sulme ajrore

Forcat Ajrore të Izraelit kanë kryer sulme ajrore në Rripin e Gazës, duke goditur objektiva të Hamasit, përfshirë edhe udhëheqësin e grupit, Izz al-Din Haddad. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz. Ushtria izraelite bëri të ditur se operacionet kanë pasur në shënjestër struktura të Hamasit dhe paralajmëroi se sulmet do të vijojnë deri në “eliminimin e plotë të terroristëve”.