OpenAI dhe ChatGPT nën hetim nga autoritetet amerikane për sigurinë e përdoruesve
Disa shtete amerikane kanë nisur hetime ndaj OpenAI dhe në këtë kuadër, i kanë kërkuar kompanisë së inteligjencës artificiale të japë informacion. Sipas gazetës Wall Street Journal, kërkesa lidhet me të dhënat e përdoruesve të aplikacionit të inteligjencës artificiale ChatGPT, veçanërisht të të miturve dhe të moshuarve. Letra është dërguar nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, duke përfaqësuar një numër të konsiderueshëm shtetesh amerikane. “Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga prokurorët e përgjithshëm të shteteve dhe synojmë të bashkëpunojmë në mënyrë konstruktive me ta”, deklaroi një përfaqësues i OpenAI për Agjencinë Franceze të Lajmeve. Kompania që krijoi ChatGPT përsëriti se ka forcuar mekanizmat e sigurisë për të miturit që përdorin aplikacionin, si dhe për përdoruesit që shfaqin probleme psikologjike....
Burimi:
syri.net