OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimit me ndihma humanitare

OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimit me ndihma humanitare

Edhe nëse lufta në Lindjen e Mesme do të ndalonte menjëherë, zinxhirët globalë të furnizimit me ndihma humanitare nuk do të rikuperoheshin para vitit 2027, paralajmëroi sot OKB-ja. Sipas UNICEF-it, pasojat e konfliktit të nisur nga sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt po ndihen tashmë shumë përtej rajonit të Lindjes së Mesme. Shefi i transportit dhe logjistikës globale në UNICEF, Jean-Cedric Meeus, tha se ndërprerjet në rrugët ndërkombëtare të furnizimit po prekin fëmijët në mbarë botën, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe rritje të kostove. Ai theksoi se ngushtica e Hormuzit, një korridor jetik për transportin e naftës dhe gazit nga rajoni i Gjirit mbetet i bllokuar, duke përkeqësuar situatën humanitare globale. Sipas Meeus, kapacitetet e transportit ajror në Lindjen e Mesme janë kufizuar,...