Nuk shkoi as në dasmën e të birit, Axios: Trump po përgatit sulmin final kundër Iranit

Nuk shkoi as në dasmën e të birit, Axios: Trump po përgatit sulmin final kundër Iranit

Donald Trump po përgatit goditjen finale kundër Iranit: Sipas Axios, burime pranë presidentit amerikan flasin për nisjen e një operacioni ushtarak përfundimtar në shkallë të gjerë, pas të cilit kreu i Shtëpisë së Bardhë të shpallë fitoren dhe t’i japë fund luftës. Një hipotezë e tillë u raportua disa orë më parë edhe nga CBS. Ndonëse nuk është marrë asnjë vendim final, administrata e Trump po përgatitet për një seri të re sulmesh kundër Iranit, raportoi media e njohur amerikane, sipas të cilës disa zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe shërbimeve të inteligjencës kanë anuluar planet e tyre për fundjavën, për shkak të mundësisë që të miratohet një ofensivë e re ushtarake. Vetë Trump do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk do të...