Nuk ka paqe, SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Garda Revolucionare godet bazat amerikane
Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar operacionin ushtarak kundër Iranit, duke ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj objektivave në jug të vendit.Agjencia shtetërore iraniane IRNA raportoi se një predhë amerikane goditi qytetin portual Bandar Abbas, ndërsa agjencia Mehr njoftoi për një tjetër goditje pranë qytetit Sirik, në provincën Hormozgan. Deri tani nuk janë bërë publike objektivat e sulmuara apo dëmet e shkaktuara.Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) konfirmoi se ka nisur një raund të ri bombardimesh ndaj Iranit.“Nisëm një raund shtesë sulmesh kundër Iranit për të vazhduar dobësimin e kapaciteteve që përdoren për të sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit”, deklaroi CENTCOM në një postim në rrjetin social X.Në Iran po shtohen shqetësimet për pasojat e konfliktit. Gazetarja iraniane Fereshteh Sadeghi tha se...
Burimi:
ntv.al