Nuk ka paqe mes Madridit dhe Romës, autoritetet spanjolle kontrolluan sot 200 mbërritje udhëtarësh nga Italia!
Spanja kontrolloi rreth 200 udhëtarë që vinin nga Italia në gjashtë aeroportet më të mëdha të vendit në ditën e parë të kontrolleve kufitare që u aktivizuan pas një mosmarrëveshjeje midis kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, mbi migracionin e parregullt. Më konkretisht, Ministria e Brendshme Spanjolle kreu kontrolle në një total prej 199 udhëtarësh në 12 fluturime nga Italia, në aeroportet e Madridit, Barcelonës, Seviljes, Bilbaos, Alikantes dhe Valencias, sipas një deklarate të lëshuar vonë të shtunën në mbrëmje, më 8 gusht. Kujtojmë se Spanja njoftoi të premten e kaluar se kontrollet kufitare për fluturimet dhe anijet nga Italia do të mbeten në fuqi deri më 7 shtator, pas zbatimit të masave përkatëse nga Roma, e cila pretendoi se...
Burimi:
javanews.al