Nuk ka më motorë e korrierë, Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

Nuk ka më motorë e korrierë, Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

Shenzhen – Në çatinë e një grataçele në Dongguan, një zonë në veri të Shenzhenit, dhjetëra dronë me pesë helika presin radhën për të nisur fluturimin. Ata duken si “punëtorët e rinj” të shpërndarjes, njësoj si korrierët me motorë që shihen në qytetet europiane duke pritur para restoranteve. Kur mbërrin një porosi, një kuti me çaj të ftohtë apo një pjatë me petë vendoset në dron dhe ai ngrihet menjëherë në ajër. Nuk ka pilot. Rruga përcaktohet nga një program kompjuterik. Brenda pak sekondash ngrihet rreth 100 metra lartësi dhe drejtohet drejt adresës së klientit. Droni mund të arrijë shpejtësi deri në 90 km/orë, por kur transporton një pije apo ushqim që mund të derdhet, ngadalëson në rreth 36 km/orë. Kjo është vetëm një pjesë e...