Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

Norvegjia ka vendosur një ndalim thuajse të plotë të përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese nga nxënësit e shkollave fillore, ndërsa do të kufizojë përdorimin e tyre edhe në arsimin e fëmijëve më të rritur, me qëllim shmangien e ndikimeve negative në procesin mësimor. Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, deklaroi se vendimi vjen në një kohë kur vendi po përballet me rënie të rezultateve në testet arsimore. Sipas tij, përdorimi i inteligjencës artificiale mund të bëjë që fëmijët të anashkalojnë hapa të rëndësishëm në procesin e të nxënit. “Gjëja më e rëndësishme në shkollë është që fëmijët tanë të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të bëjnë matematikë”, u shpreh ai, duke theksuar se rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga viti...