Një gabim për Tajvanin mund të sjellë konflikt! Me shumë pikëpyetje takimi Xi-Trump
Në takimin mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit kinez Xi Jinping, çështja e Tajvanit u përmend sërish si një nga temat më të ndjeshme, por siç raportojnë mediat e huaja, nuk pati surpriza në rezultatet e bisedimeve. Një zëdhënës i Tajvanit thotë se Taipei po e ndiqte nga afër takimin dhe ishte në kontakt të vazhdueshëm me Washingtonin përmes Këshillit për Çështjet e Kontinentit. Sipas tij, zhvillimet nuk sollën ndryshime të papritura. Nga ana tjetër, Pekini paralajmëroi përmes Ministrisë së Jashtme kineze se Xi i kishte thënë Trump-it se çdo keqmenaxhim i çështjes së Tajvanit mund të çojë në “përplasje dhe madje konflikt”, duke rrezikuar seriozisht marrëdhëniet dypalëshe. Takimi me 17 biznesmenë Një pjesë e rëndësishme e vizitës ishte edhe takimi i Xi-së me...
Burimi:
javanews.al