Një fitore e madhe dhe tre humbje për Trump në Gjykatën Supreme

Një fitore e madhe dhe tre humbje për Trump në Gjykatën Supreme

Në ditën e parafundit të shpalljes së vendimeve për këtë sesion, Gjykata Supreme e SHBA-ve i dha Donald Trumpit një fitore të madhe. Por, përtej vendimit që tërhoqi vëmendjen për zgjerimin e kompetencave presidenciale, gjykata dha edhe sinjale se ky president nuk do ta ketë gjithmonë rrugën e hapur. Madje, tre gjyqtarët liberalë gjetën aleatë të papritur mes gjashtë gjyqtarëve konservatorë. Ja tre përfundimet kryesore të një dite me rëndësi për sistemin gjyqësor amerikan. Kompetenca më të gjera për presidentin mbi agjencitë e pavarura Gati një shekull më parë, Gjykata Supreme vendosi njëzëri se presidenti demokrat Franklin Delano Roosevelt nuk kishte pushtet të pakufizuar për të shkarkuar komisionerët e agjencive rregullatore të krijuara nga Kongresi për të qenë të pavarura nga ndikimi presidencial. Të hënën,...