Kriza e Hormuzit trazon tregjet, çmimi i naftës ngjitet mbi 80 dollarë për fuçi

Kriza e Hormuzit trazon tregjet, çmimi i naftës ngjitet mbi 80 dollarë për fuçi

Tregjet globale të energjisë vijojnë të mbeten nën presion, ndërsa pasiguria rreth zhvillimeve në Ngushticën e Hormuzit ka shtyrë çmimet e naftës në rritje. Nafta e papërpunuar Brent, referenca kryesore për tregun ndërkombëtar, u rrit me rreth 1.2%, duke u tregtuar pranë nivelit të 80 dollarëve për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane WTI shënoi një rritje prej rreth 1%, duke arritur afërsisht 76 dollarë për fuçi. Rritja e çmimeve vjen pas deklaratave të Iranit se po përfundon një marrëveshje me Omanin për tranzitin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë, zyrtarët iranianë kanë theksuar se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht një rihapje të plotë të kësaj rruge strategjike detare. Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, pasi përpara...