KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit, fitues shpallet Edmond Kaloshi
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fitues Edmond Kaloshin për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Durrësit. Vendimi u mor në përfundim të mbledhjes së KLP-së të zhvilluar këtë të enjte, ku u shqyrtua procedura për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të kësaj prokurorie. Sipas raportimit të gazetares, Anila Hoxha, KLP vendosi në mbyllje të mbledhjes për emërimin e Kaloshit në këtë detyrë.
Burimi:
sot.com.al