Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilluan një inspektim në Himarë për masat në sezonin turistik. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo. Lamallari, u shpreh se Policia e Shtetit ka rritur masat për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik. Ai bëri të ditur se në katër muajt e fundit janë shpëtuar mbi 200 turistë, janë shtuar kontrollet ndaj mjeteve lundruese dhe ka hyrë në fuqi urdhri për kufizimin e niveleve të zhurmës, me synim garantimin e një sezoni sa më të qetë për pushuesit. “Kemi pasur, në fakt, vetëm në katër muajt e fundit, 67 raste kur policia ka ndërhyrë pikërisht për të ndihmuar turistë, vizitorë të huaj, dhe janë...
Burimi:
javanews.al