FOTO/ 150 mjete të djegura dhe disa hektarë pemëtore të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri në Selenicë

FOTO/ 150 mjete të djegura dhe disa hektarë pemëtore të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri në Selenicë

Një ditë pas zjarrit masiv që përfshiu fshatin Peshkëpi në Bashkinë Selenicë, kamerat e disa mediave janë  rikthyer në zonë për të parë nga afër pasojat e flakëve. Pamjet tregojnë dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të tëra me pisha, ku në shumë vende trungjet vazhdojnë ende të nxjerrin tym. Zjarri ka përfshirë gjithashtu vreshta, pemëtore dhe kultura të tjera bujqësore. Mes dëmeve të evidentuara janë edhe disa pemë arre të djegura, pronë e një banori të zonës. Flakët kanë përfshirë edhe një pikë këmbimi për pjesët e automjeteve, ku janë djegur rreth 150 mjete, jo në funksion. Sipas banorëve, pronari i këtij subjekti nuk ndodhej atje në momentin kur shpërtheu e zjarri, ndërsa vënia në kontroll e flakëve nga ekipet e emergjencave ishte e vështirë,...