Një adoleshent akuzohet për sabotim për Rusinë në Poloni

Një adoleshent akuzohet për sabotim për Rusinë në Poloni

Zyra e Prokurorit në Poloni ka ngritur një padi kundër një 18-vjeçari ukrainas për kryerjen e sabotimit në emër të shërbimit të inteligjencës ruse, qëllimi i të cilit dyshohet se ishte nxitja e tensioneve midis Polonisë dhe Ukrainës, shkruan BBC. I dyshuari, i identifikuar si Ilija K. sipas ligjeve polake të privatësisë, akuzohet për 47 krime të kryera midis nëntorit 2024 dhe gushtit 2025, kur u arrestua, shkruan BBC . Ndër aktet e dyshuara të sabotimit ishte përdhosja e monumenteve të dedikuara për viktimat polake të Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase (UPA), një organizatë që mori pjesë në vrasjen e dhjetëra mijëra polakëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, e njohur si Masakra e Volynit. “Qëllimi ishte të nxisnin tensione etnike midis Polonisë dhe Ukrainës”, tha Agjencia Polake...